Paloka kundër Voltana Ademit: Mungon në Foltoret e Berishës,shkon në takimet e Ramës…

Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me mospjesëmarrjen e saj në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Me anë të një postimi në rrjetin “Facebook”, Paloka shkruan pa përmendur emër se demokratë mungojnë në aksionin e PD-së, por qëndrojnë në radhë të parë në takimet me kryeministrin Edi Rama.

“Çdo demokrat , anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur , ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetare partie apo kryetar bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në Foltoret e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë  në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët,”- shkruan Edi Paloka.

Statusi i Palokës, vjen pasi Ademi u pa sot në një nga takimet e kryeministrit Rama, ndërsa për përplasjen e nisur në PD mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ajo është mjaftuar vetëm me një sqarim: S’kam pasur mundësi të komentoj sepse kam pasur probleme familjare.

Shpërndaje