Pagë e 13 për disa kategori punonjësish të spitalit/ Kaceri: Kërkojmë shtim të personelit dhe infrastrukturë…

Shpërndaje

Nuk u realizua në dhjetor, por lajmi i mirë për 13 kategori, punonjës të Spitalit Rajonal Shkodër nis me janarin. Ata përfituan pagën e 13. Bëhet fjalë për punonjësit me pagë më të ulët, siç janë sanitaret, shoferët,kaldaistët etj

Sindikata e shendetësisë thotë se janë arritur disa marrëveshje, por sërish në spitalin e Shkodrës ka nevojë për shtim personeli dhe përmirësim infrastructure.

Paga e 13 duhet të jetë detyrim në çdo fundvit thotë Kaceri si dhe të kompensohet ushqimi për personelin ose të mundësohet mensa e hapur. Kërkesa këto që sindikata e shendetësisë apelon që të realizohen përgjatë këtij viti.

Shpërndaje