Pagat, Rama kërcënon me burg pronarët dhe administratorët e mediave dhe gjithë bizneseve

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e fundvitit me gazetarët është ndalur edhe te skandali i pagave. Ndër të tjera kreu i qeverisë foli edhe për një fenomen që nxori zbuluar publikimi i të dhënave të qindra qytetarëve shqiptarë. Rama kërcënoi me burg pronarët dhe administratoret e mediave dhe gjithë bizneseve.

Për pagesat super të larta në media, kryeministri tha se kanë qenë në dijeni edhe më herët. Rama theksoi se administratorët e mediave dhe bizneseve kanë afat deri në 20 janar për të bërë deklarimet e sakta, në të kundërt përballen me burg.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe natyrisht shumë shqetësuese. Por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë dhe po heton. Kam arsye të besoj se së shpejt do të kemi rezultate dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.

Në këndvështrimin më afatmesëm kjo ngjarje mund të quhet edhe siç do ta përktheja jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Natyrisht ekspozimi i të dhënave është i papranueshëm, por nga ana tjetër sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë atyre që kanë pasur ta shohin dhe askush nuk do të mund të ma thotë q ëpo sulmojnë askënd, duke filluar nga mediat, pagat tuaja. Kemi kohë që e dimë.

Nuk është një situatë kjo e ngjashme me atë që ka qenë më parë, por është e papranueshme. Askush nuk do të ma thotë dot se po sulmojmë mediat. Duke filluar nga ato kompani që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Tatimet do të nisin një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime mosbesuese, duke iu kërkiuar që të vetërregullohen deri në 20 janar, që është data e deklarimeve të reja. Në rast mosrregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion dhe shkon në burg. Në këtë aspekt ne faktikisht kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo, ne nuk mund të vazhdojmë të presim gradualitet sepse kemi zgjedhur gradualitetin vit pas viti për vetërregullimin”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se procesi i ndryshimit të kësaj situate do shoqërohet me hetim pasuror për bizneset që deklarojnë paga minimale ndryshe nga paga reale e punëtorit.

“Do kemi një reformë për të ndarë biznesin e vogël nga hapësira për ata që sillen sikur janë biznes i vogël. Do garantojmë page reale minimale. Se ndodh edhe inversi. Që jepen pagat minimale dhe merren mbrapsht një pjesë e tyre. Se kjo është skllavëri më pas.”

“Do stimulojmë punonjësit të mos heshtin. Më vjen mirë se nga 1 janari fillon sistem tjetër taksimi për ata që marrin 40 mijë lekë që nuk do paguajnë taks. Për ata që janë deri në 50 mijë lek që do paguajnë gjysmën e taksë. Ndërsa ata që janë 1.5 do marrin sërish ulje të taksës,” -theksoi Rama.

Shpërndaje