Nga Fatlum Nurja
Sipas disa studiuesve, teorikisht Decentralizimi rrit shanset për çekuilibër në zhvillimin ekonomik dhe social. Kjo ka ndodhur në shumë vende të Evropës Lindore dhe veçanërisht në vendet e Evropës Juglindore. Në këto vende, shpenzimet kryesore kapitale janë zhvendosur në qytetet/kryeqytetet e mëdha duke i bërë ato më të zhvilluara, por në të njëjtën kohë duke rritur pabarazitë lokale dhe rajonale (Petracos, 2001; ETF, 2007; Bartlett W, 2009).
Fondi i Zhvillimit të Rajoneve është (duhet të jetë) Instrumenti Financiar për të ngushtuar disbalancat e Zhvillimit Rajonal. Ky fond që ekzekutohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të kundërtën. Financon projekte në ato rajone ku treguesit zhvillimor janë më të mëdha.
Rajonet me tregues zhvillimor më të ulët në vend janë rajonet e Veriut: Dibra, Kukësi, Lezha dhe Shkodra. Fiks në këto qarqe edhe investimet publike janë më të ulëtat. Numri i projekteve është më i pakti.
Sikur nuk mjaftonte kjo, por të udhëtosh nga këta rajone drejt Tiranës duhet të paguash…
Tiranë – Kukës (Rrëshen-Kukës) 660 lek (77 km) – vajtje-ardhje 1320 lek
Shkodër – Tiranë (Thumanë-Kashar) 250 lek (21 km) – vajtje-ardhje 500 lek
Kjo nuk ndodh nëse udhëton drejt Jugut, drejt rajoneve më të zhvilluara… ata kanë rrugë qe behen me shpenzime të qeverisë, jo me koncesion (pra edhe me taksat tona).
Si thotë populli: “Kur këndon qyqja kercen edhe cilipupa”