Pa maska në rrugë e automjete, policia gjobit 690 qytetarë në 24 orët e fundit…

Shpërndaje

Policia e shtetit ka gjobitur me 3.000 lekë, 690 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit.

Njoftohet se , gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, policia ka konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Po gjatë kontrolleve, janë evidentuar dhe ndëshkuar 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me  3.000 lekë gjobë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë, 167 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private, pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit, dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete. Pasi e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata  janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Shpërndaje