OSHEE Shkodër: Rikthyen energjinë elektrike, furnizimi i pandërprerë i të gjithë qytetit…

Shpërndaje

Sot, në orën 11:30, si pasojë e zjarrit në Nënstacionin e Transformimit NST/2 Draçin, pati ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në qytetin e Shkodrës.
Falë angazhimit të plotë dhe profesionalizmit të punonjësve tanë, në bashkëpunim me grupet e ardhura nga qendra, u arrit:

✅Lokalizimi i shpejtë i defektit
✅Rikthimi i energjisë elektrike në kohë rekord
✅Furnizimi i pandërprerë i të gjithë qytetit

OSSH Shkodër vlerëson gatishmërinë dhe përkushtimin e ekipit të saj teknik gjatë menaxhimit të këtij defekti!

Aktualisht asnjë abonent në Shkodër nuk ka mungesë të energjisë elektrike⚡️

Shpërndaje