Banorët e njësisë administrative Postribë të Shkodrës ditën e sotme kanë dorëzuar një kallëzim penal në SPAK për ndotjen e ujit të pijshëm që sipas tyre shkaktohet nga gurorja që është ndërtuar së fundmi në një mënyrë të kundraligjshme.
Ata shprehen se uji është totalisht i pakonsumueshëm dhe se askush nuk është interesuar për këtë fakt edhe pse ishin shkelur shumë nene të kushtetutës për ndërtimin e gurores. Pas denoncimit të bërë në SPAK, ata kanë dekalruar për Fax News se nëse nuk do ndërmerreshin veprime ligjore atëherë do të vihej në funksion “Kanuni”.
Banorët: Ose të ndalohet gurorja ose të zbatojmë kanunin. Ose kushtetuta ose kanuni që ka gjëra të tjera pastaj. Ju lutem edhe njëherë duke fillu nga kryeministri tek administratori i Postribës. Ja ku janë nenet e kushtetutës që janë shklelur. Nuk mund të vijë të shfrytëzojë malin. Le t’i bjerë kryeministri nga Afangistani ata që të jetojnë këtu.
Situata është kritike, kjo nuk është jetë, është vdekje. Si mund të pimë ne një ujë të turbullt? Të na shpërngulin në një vend tjetër.
Në mbështetje të tyre ishte edhe ambientalisti, Sazan Guri i cili tha se ky komunitet ishte nëpërkëmbur nga qveritarët prandaj kishte marrë vendimin për të bërë një kallëzim penal në SPAK.
“Komuniteti është gjithmonë një ose dy hapa para avokatit. Këta që e vuajnë janë shumë herë më të mençur. Komuniteti vjen dhe bën denoncime për persona të cilët i kanë konsideruar si miza për t’u shkelur me këmbë.
Unë si inxhinier dhe si avokat njëherësh, që mbroj këtë komnunitet sepse duan që ta zhbëjnë këtë vend, duan t’i shkulin me rrënjë. Kanali që stërgjyshërit e këtyre e kanë blerë me flori nga sulltani, janë shkatërruar. Meqë ministrant nuk japin dhe nuk ndërmarrin asnjë vendim, le të bëhet nga SPAK-u prandaj kanë ardhur sot të bëjnë këtë kallëzim penal”– u shpreh ambientalisti.