“Organizata terroriste”, akuza të stisura, shpallen të pafajshëm shkodranët (Vendimi)

Shpërndaje

Ish prokuroria e krimeve të rënda ka pushuar cështjen në ngarkim të Ergys Faslisë, njërit prej të akuzuarve nga ky organ si pjestar I një organizate terroriste. Plot 4 vite I janë dashur këtij organi pët të vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33 vjecarit dhe personave të tjerë kanë qënë të pabaza ligjërisht.

Lajmi për pushimin e cështjes është bërë I ditur nga ish drejtuesja e këtij institucioni, tashmë të shkrirë në kuadër të reformës në drejtësi, Donika Prela. Personat e arrestuar në Nwntorin e 2017 në qytetin e Shkodres u akuzuan nga prokuroria e krimeve të rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste. Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish prokurori I cështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga arrest në burg në arrest shtëpie, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në arrest shtëpie tashmë organi I akuzës pushoi cështjen në ngarkim dy shkodranëve. Në nëntor të 2017 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodres pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.

Pas afro 3 vitesh nga kjo ngjarje e cila zuri faqet kryesore ne mediat ndërkombëtare, hetimet kanë përfunduar ndërsa të arrestuarit janë shpallur të pafajshëm.
Prokrurori i cështjes Eugen Beci është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë si pasojë e dyshimeve për lidhje me personazhe të botës së krimit dhe mos justifikimit të pasurisë
Padyshim kjo ngjarje është nga rastet kur drejtësia në Shqipëri jo vetëm që është treguar e paaftë por ka dështuar plotësisht duke stisur akuza të paqena dhe pa bazuara në ligj./RealitetiPost/

Shpërndaje