Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00. Një orar disi i çuditshëm, por duke parë që të shtunën zhvillohen edhe “primet” e “Big Brother”-it FSHFja ka vendosur që takimi të luhet në orën 18:00.
Kështu tifozët shkodranë dhe bardheblu kanë mundësi që të ndjekin si sfidën Vllaznia-Tirana, por edhe “Big Brother”-in.
Nga ana tjetër për këtë sfidë, Tirana nuk do të ketë në dispozicion për shkak të dëmtimit Patrikun, i cili ka qenë i pranishëm në “Skënder Halili” me paterica.
Lojtari pritet të kthehet në dhjetor në fushën e blertë. Tirana edhe ndeshjen e fazës së tretë e luajti në Shkodër, ndërsa dy takimet e para të kampionatit i ka luajtur në kryeqytet.