Operacioni policor i koduar “Gimaj”, policia e shkodres arreston dy përsona…

Shpërndaje

Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Gimaj”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 2 shtetas të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara gjatë një hetimi disamujor, nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Gimaj”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit:

K. Q., 39 vjeç banues në Kir, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dënuar më parë dhe N. L., 30 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër. 

Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kishin marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas kultivonin bimë narkotike në fshatrat Kir dhe Pog, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dhe në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër. Mbi bazën e informacioneve filloi procedimi penal në Prokurori, ku pas një hetimi disamujor u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në zonën e pyllëzuar të fshatit Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, 20 bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në kuadër të këtij hetimi, në vazhdimësi janë gjetur, sekuestruar dhe asgjësuar bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa në faza të ndryshme të kultivimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje