Një 41-vjeçar nga Shkodra, i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë me armë zjarri dhe ekspolziv, është arrestuar nga policia falë bashkëpunimit të disa organeve ligjzbatuese në dy anët e kufirit.
Finalizimi i operacioni policor i koduar “Kalaja” ka çuar në pranga shtetasin Dodë Gjikolaj, banues në Velipojë Shkodër.
“Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit” njofton policia.
Kapja e tij u bë në Gjirokastër.
Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.