Operacioni “Ëndrra e keqe”/ Arrestohet pas 9 vitesh i shumëkërkuari i policisë, detajet (EMRI)…

Shpërndaje

Policia, bazuar dhe në inteligjencën informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëndrra e keqe”, kanë kapur dhe ndaluar, në lagjen “Argjinatura”, Kamëz, shtetasin Naim Maloku, 55 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.

Shpërndaje