Pas operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike, policia ka shpallur në kërkim doktori i famshëm estetit, Skerdi Faria
Deri më tani bëhet me dije se Faria është shpallur në kërkim në kuadër të operacioni “Botox-i”, ku janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej në këto pika dhe injektohej shpesh edhe pa licencën përkatëse.
Të arrestuar janë Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.
“Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, ka njoftuar policia, pa dhënë emrat e personave të shpallur në kërkim.
Ende nuk ka një reagim nga Skerdi Faria.