Olta Xhaçka është zgjedhur nga Kryeministri Edi Rama si e deleguara e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës.
Burime pranë selisë rozë në Shkodër bëjnë me dije se zonja Xhaçka ka qënë në Shkodër gjatë fundjavës ku ka zhvilluar takimet e para me forumet e kësaj force politike si dhe drejtuesit e institucioneve në Shkodër.
Në fjalën e saj para socialistëve, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tashme edhe në rolin e të deleguarës për zgjedhjet në Shkodër, i ka kërkuar socialistëve angazhim maksimal për këtë betejë, duke përsëritur se shanset që Bashkia e Shkodrës ti kalojë socialistëve në këtë zggjedhje është shumë i madh, kjo duke iu referuar, të qënurit në pushtet të Partisë Socialiste në mandatin e tretë, por edhe përçarjes brënda demokratëve cka mund të përgjysmojë votat e së djathtës në Shkodër.
Ndërkohë duke iu referuar zgjedhjeve të 6 Marsit, këtë të hënë Kryeministri Edi Rama i ka dhënë porositë e fundit deputetëve për fushatën. Në fushatë vetëm drejtuesit vendorë, deputetë, drejtues politikë, pa mitingje e grumbullime të mëdha, por punë “kokë më kokë” me njerëzit. Ndonëse nuk e artikuloi ekzaktësisht, Rama duket i bindur për fitore në këto zgjedhje