Si shenjë nderimi, për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të humorit, Zef Dedës, artistët e njohur, Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku kanë shtyrë projektet e tyre muzikore.
I pari ishte Olsi Bylyku, i cili lajmëroi se kënga e tij do të shtyhet me një ditë në shenjë nderimi të humbjes së ikonës së artit.
Njësoj ka vepruar edhe Bes Kallaku, i cili ka shtyrë gjithashtu me një ditë videoklipin e këngës “Sarile”.