OFL u kërkon katër të dënuarve shkodranë justifikimin e pasurisë…

Shpërndaje

Operacioni Forca e Ligjit u ndal këtë të premte në Shkodër, duke u nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve të dënuar për vrasje, vjedhje, trafik narkotikësh dhe zhvatje.

Kështu OFL u kërkon justifikimin e pasurisë shtetasve si më poshtë:

-Fran Marinaj, banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”;

-Dorjan Duli, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

-Mondi Ramaj, banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja e kryer në rrethana rënduese”;

-Gëzim Vajushi, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje