OFL i rikthehet sërish Tiranës, u kërkon llogari për pasurinë 3 të fortëve/ EMRAT

Shpërndaje

OFL rikthehet sërish në Tiranë duke u dorëzuar formularin e vetëdeklarimit tre “të fortëve” nga kryeqyteti. Mësohet se bëhet fjalë për Denis Qordjan gjithashtu i njohur me emrin Denis Dervishi,  Fotjon Manabej dhe Shkëlqim Sharra.

Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e tráfîkut të prostîtucîonît. Ai dyshohet se një ndër asetet për të cilat duhet të “japë llogari” është një biznes i madh në zonën e Petrelës.

Fotjon Manabej, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjithashtu më parë Manabej është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë me 5 vjet e 3 muaj burg.

Ai akuzohej për: “pjesëmarrje në organizatë krîmînále”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”. Dënimin e marrë në Itali, Manabej, e vuajti në Shqipëri, pasi ra në prángát e Policisë në vitin 2014,

Personi i tretë që duhet të japë llogari për pasurinë e tij është Shkëlqim Sharra, i dënuar për tráfik dròge ndërkombëtar. Ai është árrestuár në Shkodër në vitin 2014 në doganën e Muriqanit pasi iu gjet në makinë 16 kg marijuáhnë. Gjithashtu ai akuzohej edhe se kishte tentuar që të prostituonte një 23-vjeçare po në të njëjtin vit.

Njësoj si të gjithë personat e tjerë të vendosur në shënjestrën e OFL-së, edhe tre personat kanë 48 orë kohë që të justifikojnë pasuritë e tyre, ndryshe ajo do të sekuestrohet dhe konfiskohet.

Shpërndaje