Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme spitalin Rajonal të Fierit, të cilin e cilësoi si një ëndërr të vjetër të banorëve të kësaj treve, por që në ndërkohë Fieri e ka dhe një spital tjetër rajonal. Përmes një postimi në facebook kryeministri bën me dije se objektivi i radhës është ndërtimi i një spitali Rajonal në Shkodër që do të përfshijë të gjithë Veriun e vendit..
Postimi i plotë i kryeministrit Rama: FIER – Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standarded më të larta.
Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun.
Dita 80