Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Berat ku ka dorëzuar formularët për justifikimin e pasurive dy personave të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.
Dy subjektet e vendosur në lupën e OFL-së janë Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo.
Çobo është vëllai i Ardian Çobos, ish-presidenti i klubit të futbollit të Tomorrit të Beratit që u ekzekutua nga Adlin Goxha në 13 maj i vitit 2000 në një lokal afër stadiumit “Selman Stërmasi”, atentat ku vdiq edhe gjyqtari i futbollit Luan Zylfo.
Por Edison Çobo është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare pasi më 24 mars të vitit 2018 ai u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit, për prodhim dhe shitje droge në bashkëpunim.
Në 13 korrik 2013 Çobo së bashku me tre persona të tjerë u akuzuan se grabitën edhe shtëpinë e biznesmenit Edmond Piti nga Ura Vajgurore. Aktuakisht Edison Çobo ndodhet në burgun 313 në Tiranë ku së bashku me disa të tjerë po vuan dënimin për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, si dhe armëmbajtje pa leje.