Kalimi i sherbimit të hemodinamikës dhe paliativit 24 orë, çelja e repartit të neurokirurgjisë si dhe pajisja me një skaner të ri të teknologjisë së fundit janë objektivat primare që drejtuesit e Spitalit Rajonal Shkodër kanë për vitin 2024. Disa investime janë miratuar dhe pritet nisja e punimeve, thotë drejtori Senad Hallunaj
Kalimi në shërbim 24 orë i hemodinamikës synon të shpëtojë dhjetëra jetë njerëzish ku ndërhyrjet për koronare mund të bëhen 24 orë. Po ashtu marrja e kimioterapive në pavionin paliativ 24 orë do të ishte ndihmë për këta të sëmurë. Aktualisht në Spitalin Rajonal Shkodër nuk ka shërbim neurokirurgjie dhe pacientët drejtohen për në Tiranë. Çelja e një shërbimi të tillë shihet me interes për 300 mijë banorë që marrin shërbime në spitalin Rajonal të Shkodrës.