“O Edi Rama, lëri përrallat se ka shku atje ku nuk mban më”: Gruaja përplaset me kryeministrin në Thumanë

Shpërndaje

Kryeministri Rama ndodhet në Thumanë për të prezantuar projektin e rindërtimit. Gjatë prezantimit ai ka patur edhe bisedë me banorët që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit.

Një prej banoreve e cila ka humbur 2 shtëpi në Thumanë i ka kërkuar kryeministrit se çfarë do të bëhet me të, pasi i është thënë se vetëm një shtëpi do të marri.

Pjesë nga biseda:

Zonja nga Thumana: Kisha dy shtëpi, kur aplikova më thanë se do marr një. U thashë jo. Pse Edi Rama ma ka blerë shtëpinë që e kam blerë për djalin? Nuk jam as në Lezhë, as në Durrës, as në Shkodër që fitoj para dhe t’ja u lë atyre. I kam blerë për zgjerim. E kam djalin 40 vjec, tjetrin 42. Ku ti coj unë fëmijët.

Rama: Janë të martuar ata?
Zonja nga Thumana: Të martuar janë.

Rama: Ku janë ?

Zonja nga Thumana: Në Itali janë.

Rama: Aman se na tmerrove…

Zonja nga Thumana: Aman o Edi Rama hiqi përrallat se na ka ardhur shpirti në majë të hundës. E di si jemi bërë, duke fol me vete. Unë dua të di nga ju, se ashtu si unë ka shume, kanë blerë shtëpitë me djersë dhe u ka dalë shpirti. Atje te toka që kam kisha dy kasolle dhe mi prishën, as tërmeti nuk mi prishi faktikisht por mi prishën këta. Le të bëhet lulishte edhe kjo që shohim ne këtu në televizor, lum ne. Ama se çfarë do bëni nuk e di, besim nuk kemi. Kur kemi parë fëmijën atje që na kërkonte ndihmë dhe nuk ishim të zotët ta ndihmonim ishte tmerr. Nuk di çfarë të them. Dua të di unë që kam dy hyrje, pse të më humbi një, kurse ato shtëpitë e vogla atje marrin këtu dhe marrin dhe atje.
Po unë një garazh e një shtëpi që kam me mund e me djersë, kam punuar 63 vjet.

Rama: E para e punës, nëse shtëpia e dytë është në emër të djalit

Zonja nga Thumana: Jo unë i kam në emër të burrit.

Rama: Parimi është që ne do të rindërtojmë… ti banesën e ke DS3? Do të ndërtojmë shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpitë dhe kemi përjashtuar nga ligji shtëpinë e dytë. Me shtëpinë e dytë kemi patur parasysh shtëpi që një ka vilë në Tiranë dhe 1 në vend tjetër..

Zonja nga Thumana: Jo jo nuk jemi nga ata…

Rama: Prit pra, se do të jap lajm të mirë.. prapë nuk do besosh.

Zonja nga Thumana: Prapë nuk besoj…

Rama: Ti beson herën tjëtër…

Zonja nga Thumana: Po jam si ty…

Rama: Ti do marrësh të dy shtëpitë që sic i kishe…ja shaj tani..

Zonja nga Thumana: Shumë faleminderit….Edhe një gjë tjetër se dëgjova Ilir Metën atje…

Rama: Jo jo, lëre mos na hap muhabetet, mos na sill ters në Thumanë, lëre tani…ishim mirë shumë, mos na sill ters në Thumanë, leja tersin presidencës./abcnews.al

Shpërndaje