Aeroporti i Rinasit ka reaguar pas rënies së sistemit TIMS në Shqipëri.
Në njoftimin zyrtar të aeroportit, thuhet se pavarësisht problemit fluturimet vazhdojnë sipas planit pa vonesa, teksa u bën thirrje pasagjerëve që të jenë të pranishëm në aeroport 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim.
Njoftimi zyrtar
Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport.
Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim.