“Nuk u pyeta për Metamorfozën”, babai i Ibrahimit, Mustafa Lici flet pas daljes nga SPAK-u…

Shpërndaje

I ati i Ibrahim Licit, Mustafa Lici, ishte këtë të mërkurë në SPAK. Pas marrjes në pyetje ai ka folur edhe për mediat, ku tha se është pyetur në cilësinë e personit në dijeni.

Mbetet e paqartë se për çfarë është marrë në pyetje babai i të kërkuarit si i dyshuar për vrasje pasi vetë Mustafa Lici refuzoi të tregonte se për çfarë çështje ishte thirrur.

“Këtë radhë pas një ambient shumë të bukur në SPAK. Nuk i pash më metodat që ishin dikur. Më pyetën për disa probleme për të cilat nuk mund t’ju shpjegoj. Nuk kishte lidhje me operacionin absolutisht. Më pyetën dhe dhashë përgjigjet e mia. Jam pyetur si person që mund të ketë dijeni për diçka”,-tha Mustafa Lici.

Kujtojmë se Ibrahim Licit, është përmendur në dosjen “Metamorfoza” ku thurreshin plane për ta ekzekutuar.

Gjithashtu Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ai është në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës. Ngjarje e ndodhur në maj të 2021.

Shpërndaje