Nuk respektuan masat anti-covid, 1,316 qytetarë të gjobitur në 2 ditët e fundit…

Shpërndaje

Në dy ditët e fundit janë gjobitur 1,316 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat antikoronavirus në vend. Mësohet se në 48 orë, Patrullat e Përgjithshme kanë gjobitur me 3.000 lekë, 1,118 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Po ashtu, janë ndëshkuar me të  njëjtën masë administrative, 194 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu 10.000 lekë gjobë kanë marrë katër qytetarë që janë kapur duke lëvizur në këmbë  pas orës 20:00. 

Shpërndaje