Universiteti i Tiranës ka shkaruar Majlinda Ketën si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Urdhri është firmosur nga rektori Mynyr Koni, me pretendimin se pedagogia ka kryer një sërë shkeljesh që lidhen me masat e marra për periudhën e pandemisë së koronavirusit.
Në vendimin e rektorit Konit thuhet se Keta shkarkohet nga kjo detyrë, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës.
Ndër të tjera në arsyet e renditura për shkarkimin nga detyra është se “ka shkelur në mënyrë flagrante rregulloren për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, formosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar. Moszbatimi i shkresës së rektorit të UT për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të paligjshme me pasoja për Universitetin”.