Nuk ndalen ngjarjet kriminale, plagoset 36 vjeçari në Vlorë. Po ecte në trotuar, u qëllua me 3 plumba nga makina në lëvizje…

Shpërndaje

Një 36 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” përpara një marketi. Ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj i cili është paraqitur në spitalin e Vlorës për t’u mjekuar pas plumbit që ka marrë në dorë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

36 vjeçari ka qenë duke kaluar në trotuarin që shohim në video dhe mësohet se është qëlluar 3 herë nga një automjet në lëvizje. Fatmirësisht vetëm njëri prej plumbave ka qëlluar shënjestrën duke bërë që të mos paraqesë rrezik për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Shpërndaje