Pamundësia për tu punësuar dhe mungesa e prespektivës ka bërë që më shumë se 500 mijë shqiptarë të braktisin vendin në 8 vitet e fundit. Të rinjtë janë ata që më së shumti janë larguar në kërkim të një të ardhmje më të sigurtë duke sjellë një gangrenë sociale për vendin tonë.
Helidon Bushati , drejtuesi politik për qarkun Shkodër zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqendrës së veriut ku u diskutuan problematikat dhe shqetësimet e këtyre të fundit. Në Shqipëri ata ndihen të harruar dhe të përçmuar pasi askush nuk hap dyert ku të rinjtë të shfaqin talentin dhe dijen. Bushati njohu studentët me planin e partise demokrstike, ndersa tha se për familjet me të ardhura nën 60 mijë lekë, do të subvensionohen të gjitha tarifat e arsimit të lartë, mbeshtetje me grante per idete inovatore, stazhe te paguara, dhe garantimin e nje sistemi meritokracie.