“Nuk ka shans”, Basha mohon çdo mundësi koalicioni me Ramën

Shpërndaje

Në studion e “Opinion” Lulzim Basha mohoi çdo mundësi për një koalicion qeverisës mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.

Nuk ka shans që Lulzim Basha dhe Edi Rama të bashkëqeverisin.

Edhe nëse Edi Rama ka nevojë për votat tuaja ose ju keni nevojë për votat e Ramës, nuk do të ketë një koalicion mes jush?

Edi Rama është një autokrat i korruptuar, një hajdut ordiner dhe një kufomë politike që mezi po presin ta varrosin dhe të vetët.

Po nëse qytetarët do të vendosin, pra nuk do të gjendet një fitues, do ketë një koalicion?

Nuk ka shans që shqiptarët të vendosin të bashkëjetojnë me një kufomë që po qelb Shqipërinë, po shkatërron ekonominë dhe po u vjedh të ardhmen fëmijëve të tyre.

Pra thënë ndryshe, ju po thoni që nuk do të ketë një koalicion me Edi Ramën, në asnjë rrethanë?

Po ju them se në mënyrë absolute Edi Rama ka marrë fund në politikën shqiptarë. Ai ka një gjë në dorë, nëse do ta bëjë largimin dhe tranzicionin në mënyrë sa më normale, me sa më pak dhimbje, apo nëse do ta bëjë në mënyrë të dhimbshme për popullin, por faturën do ta paguajë vetë./tvklan.al

Shpërndaje