“Organi i parë që prek koronavirusi është zemra .” Kështu ka deklaruar mjeku kardiolog në spitalin e Parmës në Itali, Giampaolo Palma.
Në një intervistë për mediat shqiptare, mjeku i cili ka bërë autopsi tek personat që kanë humbur jetën nga Covid 19, tha se ky virus nuk prek vetëm mushkëritë, ashtu sikurse është thënë në fillim.
Kardiologu, thekson se virusi godet fillimisht zemrën, mushkëritë dhe më pas venat e gjakut. “Koronavirusi kalon në enët e gjakut dhe organi i parë që prek është zemra. Duke goditur venat e gjakut virusi shkakton tromboza, mungesë në furnizimin e mushkërive me oksigjen dhe goditjen në tru dhe kjo është parë dhe te pacientët e moshës së re të infektuar”, tha mjeku.
Pjesë nga intervista:
Italia ka qenë e dyta pas Kinës që ka pësuar dhunën nga ky virus aktualisht kemi të dhëna të reja që janë marrë nga mushkëritë e viktimave të Covid 19. Të dhënat tregojnë se deri para 40 ditësh sëmundja ishte e panjohur tani dimë më shumë. Më lejoni të them se për momentin qa asnjë mjek në botë nuk mund ta quajë veten specialist të koronavirusit. Nga të dhënat e para që ne kemi krahasuar kuptohet se është një sëmundje që nuk prek vetëm mushkëritë, por një pjesë të mirë të organeve në varësi të pacientit që infektohet.
Kryesisht vihet re se është një sëmundje që qarkullon nga gjaku dhe mund të prekë një pjesë të madhe të organeve dhe në fund përfundon te mushkritë siç kemi parë pacientët me terapi intensive. Virusi përdor dy rrugë brenda trupit të njeriut. Rruga e parë ishte ajo e hyrjes së virusit në trupin e njeriut përmes trupit të njeriut.
Në nivelin e mushkërive kur ai i prek reagimi i parë që ka trupi është infeksioni dhe për pasojë pacienti nuk merr dot frymë lirisht dhe detyrohemi që ta vendosim në terapi intensive. Por kjo duket se ndodh në një fazë të dytë jo faza e parë e virusit. Nga autopsitë që kemi bërë deri tani virusi duket se fillimisht godet venat e gjakut duke shënuar mpiksje gjaku në pjesë të ndryshme dhe ne kemi filluar si sëmundje që shkakton mpiksjen e gjakut si shkak i infektimit me Covid 19.
Virusi godet fillimisht zemrën, mushkëritë dhe më pas venat e gjakut, janë tre objektivat që virusi godet në trupin e një pacienti. Duke shkaktuar një humbje të mbrojtjes që venat e gjakut kryejnë. Duke dëmtuar venat e gjakut dhe duke pakësuar nivelin e oksigjenit në trup jo vetëm në mushkri. Duke shkaktuar një gjendje shoku në të gjithë organet e trupit, ndaj nuk mund të cilësohet vetëm virus që godet mushkëritë.
Kjo ishte e qartë që në fillim nga studimet e shumta që u bënë në Kinë dhe u konfirmua dhe në studimet e bëra nga ne mjekët në Itali. Pas Italisë u studiua dhe nga shumë mjek të tjerë në botë duke u publikuar në revistën e njohur mjekësore me emrin e mjekes nga Zyrihu. Një shoqatë e njohur kardiologësh kanë theksuar se duhet tu injektohen medikamente që ndikojnë në uljen e mpiksjes së gjakut.
Koronavirusi kalon në enët e gjakut dhe organi i parë që prek është zemra. Duke goditur venat e gjakut virusi shkakton tromboza, mungesë në furnizimin e mushkërive me oksigjen dhe goditjen në tru dhe kjo është parë dhe te pacientët e moshës së re të infektuar. Përsa i përket dëmeve vaskulare do të përsëris disa raste shqetësuese që fëmijët janë prekur që quhet sindroma e kavasakit. Jep sindromë vaskulare dhe te fëmijët.