Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, është shprehur se ishte një fitore e rëndësishme ndaj Kastriotit, teksa tha se nuk kishte asnjë penallti të pa dhënë. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Brdariç ka folur edhe për ankesat e trajnerit Ramazan Ndreu, duke thënë se ata duhet të kujtojnë ndeshjen e kaluar, ku sipas tij qëndronin vetëm të shtrirë në fushë.
“Është një fitore shumë rëndësishme. Jam i lumtur për fitoren ndaj një kundërshtari të fortë si Kastrioti.
Gjoba? Natyrisht, në fund fare ka rëndësi rezultati. Duhej që skuadra të reagonte sot dhe ia dolëm. Unë jam shumë krenar për skuadrën dhe rezultatin.
Ankesat e Ndreut? Unë e kuptoj zhgënjimin e kundërshtarit. Unë gjatë gjithë karrierë kam qenë i9 qetë. Mund ta kemi tepruar me festimin, por ishte një gol në fund. Duhet të kujtoj për kundërshtarët për ndeshjen e kaluar, që ishin të shtrirë mbi 15 minuta dhe nuk u ankuam për këtë.
Arbitrimi? Sot nuk pashë ndonjë gabim të madh të arbitrit. Nuk kishte penallti evidente dhe mendoj se ishte një ndeshje e mirë.”, tha Brdariç.