“Nuk ia fal gabimin që bëri Heric”, Plori tregon pse po vuan Vllaznia…

Shpërndaje

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, shprehu keqardhje për humbjen 3-0 që shkodranët pësuan në transfertë ndaj Egnatias. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Plori analizoi këtë duel duke u shprehur:

HUMBJA- E kam marrë skuadrën në moment të vështirë. Mund të diskutohet pjesa e mungesave, por jo në formë të tjerë. Lojtarët duhet të jenë më tepër të angazhuar. Ndikoi goditja psikologjike që skuadra pësoi pas humbjes ndaj Tiranës. Lojtarët nuk ishin të qetë.

PAUZA- Mund të ndikojë për mirë, si në rikthimin e lojtarëve të rëndësishëm ashtu edhe nga ana psikologjike. Kjo pjesë do të na ndihmojë shumë.

MBROJTJA- Në pjesën e parë ishim rreshtuar me 4 dhe patëm probleme në linjën e pozicionit jashtë loje. Edhe në ndeshjet e tjera e kemi marrë këtë risk të madh. Ka pasur raste që nga ndeshjet e fazës së dytë që kemi gabuar në rreshtimin në mbrojtje.

PROBLEMET- Mungojnë liderat e ekipit por ndikon edhe gjendja e rënduar psikologjike e lojtarëve. Sot vendosën episodet. Skuadra ishte e vendosur me momente të mira dhe të këqija. Pjesa e golit është për t’u parë. Është i diskutueshëm. Ishte një goditje e madhe psikologjike. Në pjesën e dytë rregulluam diçka. Patëm momente shënimi. Nuk ia fal gabimin që bëri Heriç, që shkaktoi faullin e dytë dhe na la me 10 lojtarë. Aty morëm një goditje fatale.

Kur interpretimet lihen në dorën e gjyqtarëve, diçka nuk shkon. Goli u anulua sipas arbitrave, sepse u prek topi nga mbrojtësi Dianje”, u shpreh Plori.

Shpërndaje