“Nuk e besonin”/ Juli tregon vështirësitë e babait të tij gjatë komunizmit: E çuan në psikiatri për 6 muaj…

Shpërndaje

Banorët teksa ndodheshin në oborr duke biseduar kanë treguar histori për familjarët e tyre. Aktori Julian Deda ka treguar vështirësitë e babait të tij të ndjerë Zef Dedës gjatë viteve ’85-’86. Aktori tregon se gjatë komunizmit e çuan në psikiatri ku qëndroi për gjashtë muaj ehde pse nuk kishte probleme të shëndetit mendor. Juli tregon se babai i tij ka patur probleme me këmbën, por për t’u mos u arratisur e mbajtën në psikiatri.

“Zefi ka ndenjur 6 muaj në psikiatri. Në atë kohë i thonin s’ka probleme në këmbë porn ë kokë. Ata e njihnin se ishte i famshëm në atë kohë dhe mendonin se do arratisej. I thot infermjeres futu në mbledhje dhe merr vesh çfarë thonë për mua. Ata thonin se diagnozën e ke në mendje. Gjashtë muaj në psikiatri kot. U çua për të vrapuar në korridor që të tregonte se nuk ka probleme me këmbën. E sollën në shtëpi dhe për shumë kohë nuk doli në televizor. Ia bën letrat e çuan në Bullgari prap me letrat si në Shqipëri me letra për psikiatër. Dhe jut ha më kontrolloni këmbën,”– tregoi Juli.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40 vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Shpërndaje