Nostalgjia e estradës së Shkodrës/ Katerina Biga, një nga aktoret më të dashura të publikut po shijon disa ditë në Shkodër…

Shpërndaje

Jeton prej shumë vitesh larg vendit dhe rikthehet në Shkodrën e saj pas 10 vitesh. Një nga aktoret më të spikatura të estradës së Shkodrës deri në vitet ‘90, Katerina Biga kujton me nostalgji ato vite përkrah kolosëve të humorit shqiptar.

Rrjedha e jetës në Zvicër, shtetin ku ajo jeton është krejt tjetër, por humori e karakterizon gjithnjë Katerinën.

Katerina Biga do t’i dhuronte për 18 vite me radhë estradës së Shkodrës dhe kinematografisë shqiptare sa  e sa role që do të mbeteshin gjatë në memorien e publikut duke e shndërruar atë në një nga aktoret më të dashura për të.

Shpërndaje