Njeriu i Bashës kalon te Rama: cilat ishin dy sinjalet “konvertimit” të Besart Kadisë?

Shpërndaje

Besar Kadia, një ndër të përzgjedhurit e Bashës pak vite më parë për të qenë në ekipin e tij ekonomik, ka kaluar “me Ramën”, pasi është emëruar zv.ministër i Ekonomisë.

Eshtë kjo një lëvizje jo pak e bujshme, pasi Besar Kadia është dhe djali i Ilir Kadisë, një prej gazetarëve të afërt me ish-kryeministrin Berisha.

Por Besari prej kohësh kishte dhënë sinjalet e ftohjes me PD-në.

Javë më parë, ai do i drejtonte një pyetje të vështirë Kryemadhit, ë’ka solli acarimin e kësaj të fundit. Përplasja ndodhi në Open-in e Eni Vasilit dhe aty u pa që Kadia po shfaqte një lloj opozitarizimi me opozitën.

Ndërsa pak ditë më parë, në Opinion-in e Fevziut, ai i bëri opozitën  pretendimeve të PD-së mbi inceneratorët.

Në një rast, ai kapi ngushtë Sekretarin e Përgjithshëm të selisë blu Gazmend Bardhi, lidhur me një pretendim të këtij të fundit se agjenci të specializuara ndërkombëtare po hetonin qeverinë. Kadia e pyeti se cilat janë këto agjensi dhe me ë’mandat hetojnë. Bardhi nuk iu përgjigj. /tesheshi.com/  

Shpërndaje