Një grua e moshuar e moshës 85 vjeçe nga Patosi është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.
E moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditësh dhe ka rezultuar pozitive në analizën e marrë paraditen e sotme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje.
Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjecar që ndodhet prej ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mësohet se mund të jetë infektuar.
Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit Fier dhe qendrës shëndetësore Patos.