Një tjetër deputete e qarkut Shkodër e rreshtuar deri më sot krah grupit Alibeaj është parë ti bashkohet festimeve të 28 Nëntorit përkrah kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia.
Deputetja Emilia Koliqi u shfaq në ceremonitë festive sëbashku me kolegët Greta Bardeli dhe Zef Hila, pikërisht një ditë pasi ambasadorja e BE Christiane Hohmann ishte në Shkodër dhe për dy ditë zhvilloi takime me kryebashkiakun Spahia.
Duket se sinjalet ndërkombetare i kanë shërbyer deputetes Koliqi për të reflektuar pasi ajo mbetet ndër të vetmet sëbashku me Helidon Bushatin që deri më sot kanë refuzuar ti bashkohen grupit të Berishës. Sic duket po gjendet një rrugë e mesme për t’u bashkuar aty ku është shumica, duke nisur nga qarku prej ku dolën deputet.
Shfaqja krah Spahisë i cili është njëherësh drejtues politik i qarkut me gjasë është sinjali i parë i kësaj lëvizje që do të bëhet më e qartë me afrimin e zgjedhjeve vendore, aty ku është beteja e parë. Në 6 Mars mbështetësit e Berishës e fituan betejën e parë dhe Spahia u zgjodh kryetar bashkie, tashmë beteja e dytë është 14 Maji, ku sërish në lojë është bashkia, këtë herë Spahia në garë për ta mbajtur edhe për 4 vite drejtimin e saj.
Koliqi deri dje ishte shfaqur kudo krah Alibeaj duke refuzuar ftesat e Berishës dhe natyrisht që këto dalje duket se janë thyerjet e para të akullit. Aktualisht në Shkodër deputetet janë rreshtuar gjysma tek Berisha e gjysma tek grupi Alibeaj, duke mos kursyer kapërcimet. /Newspower/