Një rast i ri me Covid në Shkodër, u infektua në urgjencen e spitalit…

Shpërndaje

Të shkosh të shërohesh por të sëmuresh është ky realiteti i ri që po ofron në këto javë spitali rajonal i Shkodres, ndër më të rëndësishmit në vend. Spitali i Shkodres vijon të jetë padiskutim një prej vatrave më të rrezikshme në metropolin e veriut.

Në 24 orët e fundit nga 14 raste të reja, një i përket Shkodres ku një pacient mësohet se është infektuar pasi ishte paraqitur në urgjencen e spitalit. Ai është dërguar menjëherë drejt Tiranës në spiatlin Covid 1, ku do të marrë trajtimin e specializuar.

Megjithëse në këto ditë Shkodra ka paraqitur një trend të qëndrueshem, sërish mbetet qarku i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve pas Tiranës, me 104 raste. Rezultatet edhe këtë herë u dhanë të dielen, dy ditë pasi ishin marrë mostrat, ndërsa mbetet e paqartë se sa të tilla janë marrë të shtunën, pasi ky rezultat i përket 28 testimeve të së premtes.

I vetmi lajm i mire që mund të cilësohet në këtë beteje me koronavirusin është se gjysma e të infektuarve janë shëruar, 55 raste nga 104 të raportuara nga MSH./RealitetiPost/

Shpërndaje