Një rast i rëndë me COVID 19 sillet me urgjencë nga Shkodra në Tiranë, pritet të intubohet

Shpërndaje

I stacionuar prej ditësh në spitalin Infektiv, gazetari i News 24, Erjon Skëndaj deklaroi se sot ka mbërritur në spitalin COVID 1, një pacient i infektuar me COVID 19, nga Shkodra.

Gazetari i news 24 tha gjithashtu se bëhet fjalë për një të sëmurë në gjendje të rëndë, i cili pritet të intubohet.

Po ashtu u mësua se kanë nisur sot testimet serologjike dhe të parët që do testohen janë personeli mjekësor në dy spitalet COVID 1 dhe COVID 2.

(BalkanWeb)

Shpërndaje