Një qytetar nga Puka dyshohet ka dalë pozitiv me COVID 19. Mësohet se ai ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës.
Në analizën e parë me tampon pacienti ka dalë negativ, ndërkohë që pas analizës me skaner ka rezultuar pozitiv.
Rasti u konfirmua sot nga Ministria e Shëndetësisë në komunikimin për shtyp.
Pas këtij rasti po i nënshtrohen analizave i gjithë personeli i spitalit, mjekë dhe infermierë që kanë pasur në mbikqyrje këtë pacient.
Me rastin e sotëm numri i të infektuarve me COVID 19 në Shkodër shkon në 3.