Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një tjetër deklaratë të fortë mbrëmjen e së enjtes, ku ka theksuar se një nga minsitrat e Edi Ramës, brenda muajit maj do të përballet me drejtësinë.
I ftuar në emisionin “Opinion” Vangjeli deklaroi se një ministër i qeverisë Rama brenda muajit maj do të ketë probleme me drejtësinë, por pa bërë të ditur emër konkret.
“Të paktën një emër, nga fotoja që tregon për shkak të detyrave të dikurshme kam përshtypjen që do të ketë një problem serioz me drejtësinë shqiptare. Do të dilte para një muaji, por do të dalë pas datës 24 korrik”, u shpreh Vangjeli.
Kujtojmë që deklarata e Lorenc Vangjelit në të shumtën e herëve kanë dalë mjaft të sakta, ku vetëm pak kohë më parë në studion e “Abc LIVE” në Abc të gazetares Sibora Bitri, deklaroi se shumë shpejt do të kishte të tjerë politikanë non-grata nga SHBA, dhe vetëm pas pak ditësh DASH shpalli non-grata ish-deputetin Aqif Rakipi.