Ikona e atletikës shqiptare, Gëzim Mema, u largua nga jeta në moshën 73 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Mema ka drejtuar ekipin e atletikës së Vllaznisë për më shumë se dy dekada, me përkushtimin që nuk i ka munguar për asnjë çast.
Kujtojmë që është shpallur “Trajner i Shekullit” nga Bashkia Shkodër, vlerësim ky që është shumë pak krahasuar me meritat. Gëzim Mema ishte edhe inspektor sporti në Bashkinë Shkodër, ku bëhet fjalë për një periudhë 10 vjeçare.
Të shumtë kanë qënë ata që kanë shprehur ngushëllimet për të ndjerin, e një ndër ta ishte edhe gazetari Gasper Marku. Marku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, përmend arritjet e Memës, të cilat për hir të së vërtetës kanë qënë të panumërta
Lamtumirë Gëzim Mema!
Shkodra përcjellë sot për në banesen e fundit një nga figurat e spikatura sportive të këtij qyteti dhe më gjërë, ish atletin kampion, trajnerin e suksesshëm me disa vite brezash kampion, mësuesin e palodhur të edukimit fizik, drejtuesin më jetëgjatë të klubit Vllaznia, prindin dhe qytetarin model, Gëzim Mema i ndarë nga jeta në moshen 73 vjeçare mbrëmjen e së martes. Ngushëllime familjes “Mema” Pushofsh në Paqe profesor Gëzimi