Një femër do mbajë drejtësinë sot në “Loro Boriçi” në sfidën Vllaznia – Kastrioti…

Shpërndaje

Vllaznia dhe Kastrioti luajnë sot në 17:45 në “Loro Boriçi”. Për javën e pestë në Superligë, FSHF i ka besuar drejësinë Emanuela Rustës. Arbitrja nga Elbasani do jetë kryesore në Shkodër, duke bërë kapërcimin e madh në Superligë.

Ndihmës të Rustës do jenë Dojando Myftari dhe Emigers Ganxhi, ndërsa arbitër i katërt Kreshnik Bajramaj. Në VAR Enea Jorgji me ndihmës Astrit Mahmuti.

Pas katër ndeshjeve, Vllaznia me 6 pikë qëndron në vendin e gjashtë, ndërsa një pozicion më poshtë janë krutanët me pesë pikë.

Shpërndaje