Nje dite me pare anetari i keshillit bashkiak Shkoder, Elson Celiku, beri kerkesen cuditshme duke propuzuar per dy rruge ne lagjen Partizani, qe te marrin emrat e kryebashkiakes Voltana Ademi dhe ish-kryebashkiakut Lorenc Luka. Kjo kerkese erdhi si ironi nga ana e Celikut pasi prej 30 vitesh keto dy rruge nuk kane njohur asnje investim nga ana e bashkise.
Ndersa diten e sotme Bashkia e Shkodres me ane te nje njoftimi te shperndare per media, ka bere me dije se pikerisht sot ka nisur rikonstruktimi i dy rrugeve ne fjale.
NJOFTIMI I BASHKISE:
Ka nisur puna për rikonstruksionin e dy rrugëve të reja në qytetin e Shkodrës. Në zonën që njihet me emrin “Mahalla e re”, kanë nisur punimet në rrugën “Besa shqiptare” dhe Rrugën e Paqes.
Investimi bëhet i mundur nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 18 milion lekë. Zona ku ka nisur puna, është një zonë ku nuk është investuar prej 30 vitesh dhe ndërhyrja ka qenë mëse e domosdoshme.
Punimet e fazës së parë të projektit, parashikojnë ndërhyrje në infrastrukturën mbitokësore dhe nëntokësore, kanalizimet KUB dhe KUZ, rrjetin e e ujësjellësit, trotuare, ndriçim LED, asfalt, sinjalistike vertikale dhe horizontale, në një gjatësi mbi 600 metër linear.
Me përfundimin e rikonstruksionit të plotë të rrugës, edhe kjo zonë do të ti bashkohet zonës urbane me shërbime dhe instrastrukturë që ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së jetës, në një zonë me densitet mjaft të lartë banorësh.