Një delegacion nga Parlamenti i Turqisë vizitojnë Xhaminë e “Plumbit” për të parë nga afër punimet për restaurimin…

Shpërndaje

Kantieret e Kulturës- Kënaqësi të prisnim në Shkodër, një delegacion nga Parlamenti i Republikës së Turqisë.

Bashkërisht patëm mundësi t’i njihnim mbi detajet e projektit të restaurimit në Xhaminë e Plumbit, ndërhyrjet në territor për mbrojtjen nga ujrat, dhe risitë që sjell zbatimi i këtij projekti ambicioz për një objekt unik të kultit islam siç është Xhamia e Plumbit.

Në përmbyllje të takimit zhvilluam një vizitë në simbolin e qytetit të Shkodrës, Kalanë Rozafa ku patëm mundësi t’i njihnim me historinë, vlerat arkeologjike dhe arkitektonike që ajo ruan.

Shpërndaje