Nisma “Thurje” prezanton ekipin e 25 prillit, ja kush janë 12 kandidatët që garojnë në zgjedhje
Nisma “Thurje” prezantoi sot 12 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, të kësaj force politike në rang vendi.
Në Qarqun e Tiranës dhe Durrësit e Korçës nisma Thurje do të dalë me 2 kandidatë, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier,Vlorë do të dalë me një kandidat.
Kryetari i Nismës “Thurje” Pedagogu Endri Shabani do të kandidojë në katër qarqe: Tiranë, Durrës, Korçë e Shkodër. Në Durrës, Shabani do të jetë i pari në listë pasuar nga Egriselda Allushi me profesion mjeke.
Ndërkohë në Tiranë i pari në betejën elektorale është ekonomisti i njohur Pano Soko. Ndërsa i dyti është Endri Shabani.
“Ne nuk jemi një vend i varfër, Shqipëria i ka të gjitha këtu por na duhet një organizim më i mirë për të rimarrë në duar fatin tonë” u shpreh Shabani gjatë prezantimit të kandidatëve
“Kjo elitë politike ka ardhur në fund të jetës së saj. Kusht për këtë vend është të gjejë klasën e re politike. Ne që jemi mbledhur këtu kemi një mision më të madh se marrja e 1 – 2 apo 30 deputetëve në parlament. Jo misioni i madh i joni është të ndërtojmë një elitë të re politike që i ka rrënjët e saj të ngulitura tek e drejta dhe vlerat, të largohet nga vjedhja. Këta duhen zëvendësuar do zëvendësohen”.
Tirana
Nr.1 Panajot Soko – Ekonomist
Nr.2 Endri Shabani – Pedagog
Durrës –
Nr.1 Endri Shabani – Pedagog
Nr.2 Egriselda Allushi – Mjeke
Shkodër
Nr.1 Amel Pervizi – Ekonomist
Nr.2 Endri Shabani – Pedagog
Lezhë
Rigerta Loku – Fermere
Korçë –
Nr. 1 Klajdi Pllaha – Mësues
Nr.2 Endri Shabani – Pedagog
Elbasan –
Rudina Hajdari – Deputete
Fieri
Andi Demo – Diplomat
Vlora
Enriko Kaçaj – Sipërmarrës
Kukës-
Arbër Ndreu – Trajner sporti
Gjirokaster –
Kristaq Begzo – Sipërmarrës
Berat –
Agur Sadiku – Sipërmarrës
Prezantimi i kandidatëve u bë sot në selinë e Nismës Thurje.