Nisi sot në Shkodër programi “Good Startup School”.
Ky projekt, fitues i thirrjes së parë të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në kategorinë lehtësues do të fuqizojë të rinjtë e qarkut Shkodër në rrugën e tyre drejt nisjes së startupeve dhe bizneseve në të 5 bashkitë e qarkut.
Me një nga programet më të famshme ndërkombëtare si #techstars të rinjtë që do të arrijnë në fund të programit do të kenë mundësinë të shikojnë dhe ndërveprojnë me ekosistemin e startup-eve në Vjenë për tu kthyer dhe implementuar dijet në komunitetin lokal të Shkodrës.