Në sheshin pranë Xhamisë së Parrucës, 51 haxhilerë shkodranë u përgatitën për rrugëtimin e tyre të shenjtë për në Arabinë Saudite. Ky ishte një moment i veçantë për çdonjërin nga pelegrinët, por edhe për familjarët e tyre që i uruan rrugë të mbarë. Ata janë të moshave të ndryshme, ku më i riu është 14 vjeç, ndërsa më i vjetri 80 vjeç.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari e konsideroi këtë moment të bekuar për të gjithë haxhilerët.
Mijëra myslimanë nga e gjithë bota vazhdojnë të arrijnë në Mekë nga toka, deti dhe ajri për të kryer detyrën e pestë islame – Haxhin.