Nis vaksinimi kundër Covid ka nisur edhe në qytetin e Shkodrës. 180 doza janë vendosur në dispozicion të mjekëve…

Shpërndaje

Vaksinimi kundër Covid ka nisur edhe në qytetin e Shkodrës. 180 doza janë vendosur në dispozicion të mjekëve, infermierëve dhe shtëpisë së të moshuarve bashkë me stafin që kujdesen për ta. I pari që mori injeksionin ishte drejtori i Spitalit, ndërsa procesi është monitoruar nga kreu i Qeverisë dhe ministrja e Shëndetësisë. Mjekja Silva Bino nga ISHP u bëri thirrje të gjitha kategorive të riskut që të përfshihen, pasi sipas saj procesi do të vijojë gjatë gjithë vitit.  

Ka nisur zyrtarisht sot procesi i vaksinimit anti-Covid në qytetin e Shkodrës.

Procesi do të zhvillohet në 12 pika, brenda Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”.

I pari që ka marrë vaksinën ishte drejtori i Spitalit, Ardian Dajti, ndërsa procedura u monitorua nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu.

Mjekët që u vaksinuan në Shkodër apeluan të gjithë të përfshihen në këtë proces.

“Ditë e rëndësishme për ne si mjekë. Kemi një vit që po luftojmë me këtë lloj gripi.”

“Vaksinën duhet ta bëjnë të gjithë pavarësisht se dikush ëhstë skeptik.”

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se procesi do të vijojë gjatë gjithë vitit.

“Vaksinimi është një element tepër i rëndësishëm. Deri sa të kaklojnë 5-6 javë nga dita e parë e vaksinimit personat duhet të ruhen po njësoj, vaksinimi nuk duhet të na ulë vigjilencën.”

Rama dhe Manastirliu shkuan edhe në shtëpinë e të moshuarve, ku vetë Kryeministri u dha lajmin për vaksinimin.

“Kemi ardhur t’u bëjmë vaksinën për Covid. Një nga një poshtë, mbaron sot.”

180 doza të vaksinës do të jenë në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve në Shkodër dhe Lezhë, si dhe e shtëpisë së të moshuarve dhe personelit të saj atje.

Vaksinimi aktualisht po kryhet edhe në Tiranë ndërsa pritet që këtë javë të nisë edhe në Vlorë.

Shpërndaje