Me 38 400 dozat e AstraZenecas që mbërritën në Rinas mbrëmjen e të premtes sipas marrëveshjes me mekanizmin COVAX, ka nisur këtë fundjavë vaksinimi i mësuesve në kryeqytet.
Në 6 shkolla, 4 Dëshmorët, Partizani, Çajupi, Misto Mame, Skënder Çaçi e Siri Kodra është vendosur infrastruktura e nevojshme për t’u injektuar 250 dozat e para e për të vijuar në të gjithë vendin.
Kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë tregojnë për planin e vaksinimit dhe përpiqen të fashisin frikën e përhapur nga lajmet se vaksina e AstraZenecas është ndaluar në disa vende për shkak të disa raste të izoluara që kanë pasur komplikasione pas injektimit të saj.
“Këto vijnë nga Suedia e mendoni dot një vend si Suedi që e shpërndan nëse s’ka siguri”.
Deri më sot vaksinimi i 23 600 mjekëve dhe pensionistëve është bërë me vaksina të Pfizer-it që kanë mbërritur në Shqipëri sipas marrëveshjes për sigurimin e 500 mijë dozave. Ndërsa marrëveshja me COVAX-in parashikon 1. 1 doza vaksinash.