Mëngjesin e kësaj të hëne, ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit. Sipas të dhënave, deri pranë mesditës shpërblimet janë tërhequr nga mbi 19,50 pensionistë. Por si ndahen ato?
Nga i gjithë totali i shpërndarjes së bonusit në orët e para, 13,712 janë bonuse 15,000 lekë, për pensionet nën 20,000 lekë, nga ku përfitojnë invalidët dhe pensionet familjare ndërsa 5,854 janë bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë.
Ndërkohë përfitues të bonusit do të jenë në total 724,933 pensionistët, nga të cilët 511,173 pensionistë me pension deri 20,000 lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 15,000 Lekë, dhe 213,760 pensionistë me pensione mbi 20,000 lekë përfitojnë bonusin 10,000 Lekë.
Ndërsa theksohet që 65 763 pensionistë invalidë, 44 561 mijë pensione familjare gra e burra të ve, fëmijë jetim do kenë bonus të plotë 15 mijë lek.
Ashtu siç është deklaruar edhe më parë, bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose në Banka të Nivelit të dytë deri më 30 Qershor të vitit 2025.